Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e ri të kursit të trajningut UEFA C në zonën e Fierit, i cili do të nisë më 1 shtator.
Kursi do të jetë i ndarë në 3 blloqe, konkretisht në datat 01–03 shtator, 06–08 tetor dhe 08–11 dhjetor. Përgjatë këtyre datave, kursantët do të kenë mundësi të marrin njohuri teorike dhe praktike nga specialistët e Departamentit të Edukimit në FSHF.
Në këtë kurs mund të marrin pjesë ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë fushë.
Për t’u regjitruar në kursin UEFA C duhet të përmbushni kriteret e mëposhtme:
- a) Të jeni të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit
- b) Të keni përfunduar shkollën e mesme
- c) Të paraqisni një përshkrim të aktivitetit që ushtroni aktualisht
- d) Numër kontakti
- e) Fotokopje e ID-së ose pasaportës
Afati i fundit për aplikim është data 15 gusht 2025 dhe aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen.
Dorëzimi i aplikimit mund të bëhet në këto mënyra:
1.Nëpërmjet emailit: [email protected]
2.Me postë të zakonshme (me konfirmim marrjeje) ose dorazi në adresën:
Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë
Për çdo pyetje lidhur me renditjen, logjistikën apo organizimin e kursit, mund të kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën: [email protected]