Kush do ta marrë Topin e Artë? Anceloti nuk ka asnjë dyshim, e di emrin e fituesit përpara kohe

Topi i Artë është një çmim prestigjioz që u jepet futbollistëve më të mirë në botë në një sezon. Kohët e fundit, çmimi është dhënë në bazë të rezultateve të sezonit në vend të vitit kalendarik.

Këtë herë çmimi prestigjoz do të mbahet më 28 tetor të këtij viti, ndërsa nominimet do të shpallen më 4 shtator. Nuk është e vështirë të kuptohet se në listën e ngushtë do të jenë disa lojtarë si Vinicius, Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Rodri, Erling Haaland. .

Shumë besojnë se yjet më të vlerësuar të Real Madridit janë Vinicius Junior, Bellingham dhe Dani Carvajal, të cilët përfunduan një sezon të mrekullueshëm duke fituar Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kampionatin Evropian në Gjermani. Megjithatë, Ancelotti nuk ka dyshime se kush do ta marrë këtë çmim prestigjioz.

“Unë mendoj se është e qartë për të gjithë, Vinicius do të fitojë Topin e Artë. Carvajal ishte gjithashtu shumë i mirë, ai fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe shënoi në finale, gjithashtu fitoi Euron. Por Vinicius është një lojtar i talentuar, i ri, imazh i mirë, fitoi Champions League duke shënuar në finale dhe gjysmëfinale, shënoi dy gola në Mynih, fitoi edhe kampionatin”, tha Ancelotti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/