Xhon Tekstori ka akuzuar publikisht presidentin e PSG-së për krijimin e një monopoli në Ligën 1. Presidenti i Lionit ka thënë së fundmi se skuadrat në Francë luftojnë kundër një qeverie, jo kundër një klubi. Sipas tij, fakti që titulli kampion shkon çdo sezon në duart e lojtarëve të PSG-së ka bërë që interesi për kampionatin të jetë mjaft i ulët.
“Kush do të jetë i interesuar për Ligën 1 që ta shohë në television, nëse ata e dinë tashmë se cili do ta fitojë? Është i njëjti ekip që e fiton çdo sezon. Skuadrat luftojnë kundër një qeverie, jo kundër një shoqërie private. I them presidentit të PSG-së, Al Kelaifit, në privat dhe publikisht: A po argëtohet ndokush? Përse e pëlqen këtë?”,- ka thënë Xhon Tekstori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/