“Kush thotë të kundërtën, nuk merr vesh nga futbolli”! Cristiano Ronaldo: Arabia Saudite është mes 5 kampionateve më të forta në botë

Shumë diskutime ka pasur gjithmonë niveli i futbollit në Arabinë Saudite. Në këtë vend kanë mbërritur shumë yje europian dhe herë pas here ka pasur polemika sesa e fortë është realisht gara në këtë vend dhe nëse paraja është e aftë që të blejë edhe historinë.

Ajo që nuk blihet me para, blihet me shumë para. Këtë e dëshmoi edhe Botërori i klubeve teksa për atë që mund të merrnin me tallje deklaratat e bëra nga Cristiano Ronaldo më parë, duhet ta rimendojnë.

Ylli portugez ka dhënë një tjetër deklaratë në lidhje me këtë temë: “Unë besoj se 100% Arabina Saudite është mes pesë kampionateve më të forta në botë. Kushdo thoitë të kundërtën, nuk kupton asgjë nga futbolli. Në Francë është vetëm PSG dhe të tjerët janë të mbaruar. Arabia Saudite nuk ka asgjë më pak për t’i pasur zili Ligue 1”, tha Ronaldo. /Sport Ekspres/