“Ky është goli më i rëndësishëm në karrierë”! Qazim Laci nuk dorëzohet: Do të tentojmë kualifikimin ndaj Spanjës, tani kemi besim

Shqipëria ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Kroacisë në një ndeshje dramatike falë golave të Lacit dhe Gjasulës, më poshtë gjeni intervisat e protagonistëve në “Klan”:

Qazim Laci: “Sot e meritonim të paktën një pikë, luftuam shumë për këtë pikë. Ky është goli më i rëndësishëm në karrierë, me këtë pikë do të kemi më shumë besim për ndeshjen me Spanjën. Pse jo, të tentojmë vendin e dytë ose të tretë”.