Ky është shansi i fundit, nuk ka më! Në Itali tregojnë ndeshjen e jetës për Kristjan Asllanin, luan gjithçka në 90 minuta

Shumë kritika ka marrë Kristjan Asllani nga tifozët e Interit për mënyrën sesi ka luajtur në finalen e Superkupës kundër Milanit. Mesfushori shqiptar është fajësuar nga mediat dhe tifozët për golat e shënuar nga kuqezinjtë.

Dhe në Itali e kanë treguar se një moment mund të vendosi gjithë fatin e karrierës. Këtë e di mjaft mirë Asllani që pas atij rasti të humbur në ndeshjen Inter-Barcelona kur kërkoi të shënonte vet dhe Ter Stegen i mohoi golin, nuk e pa më fushën për kohë të gjatë.

Sipas mediave italiane, shqiptari do të ketë edhe një shans të fundit. Interi do të përballet me Venecian të dielën dhe zikaltërit nuk duan ta rrezikojnë Calhanoglu, duke projektuar titullar Asllanin. Nëse shqiptari nuk bind sërish, atëherë te Interi do të hidhen në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Calhanoglu. Ky është shansi i fundit, Asllani ndien presionin në një takim që do të jetë më shumë sesa 90 minuta për të, luan gjithçka. /Sport Ekspres/