Karlo Ançeloti ka komentuar barazimin 2-2 të Realit të Madridit në Mynih. Trajneri i klubit spanjoll ka thënë për “Movistar”-in pas ndeshjes, ku është shprehur se Bajerni i ndëshkoi në momentin e tyre më të mirë. Megjithatë, ai e sheh të hapur çështjen e kualifikimit dhe ka besim se Reali do të tregojë versionin më të mirë të mërkurën e ardhshme.
“Momenti ynë ishte në fillim të pjesës së dytë dhe ishte atëherë kur ata na shënuan dy gola. Ata treguan versionin e tyre më të mirë ndërsa ne jo. Por kemi kohë për ta treguar të mërkurën e ardhshme. E përfunduam ndeshjen mjaft mirë. Kualifikimi është i barabartë. Duhet të vuash 90 minuta në një vend që e njeh e gjithë bota”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/