Ky sezon zbardh fytyrën e Superiores në Europë, kampionati i Shqipërisë kapërcen edhe një shtet në renditje

Ky sezon ka zbardhur në një farë mënyre fytyrën e Superiores në Europë. Në rast të një tjetër dështimi të përfaqësimit tonë në Europë, atëherë ekipet shqiptare mund të ishin më pak në përfaqësim në sezonin tjetër.

Por kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por Shqipëria ka ngjitur shumë vënde. Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e 44 pasi ka kapërcyer edhe Lituaninë që e mbante këtë vend më parë me të njëjtën sasi pikësh.
Barazimi i Egnatias ndaj Ljubjanës i dha një bonus të madh pikësh Shqipërissë në këtë rast, ndërsa vlen të theksohet se ky sezon në Europë i ka dhënë kampionatit tonë një bonus prej 1.875 pikësh avantazhi. Nëse të paktën një ekip mes Dinamos dhe Egnatias do të shkojë deri në fazën e Play Off, atëherë Shqipëria do të gjendet në vendin e 42. /Sport EKspres/