La futbollin dhe 24 orë më pas tregon se çfarë Zotërie është, Kroos i kërkon falje Pedrit: Je lojtar i madh

Toni Kroos e mbylli karrierën e tij me eliminimin e Gjermanisë në çerekfinale të EURO24 dhe 24 orë më vonë tregoi se çfarë zotërie është.  Pedri u dëmtua që në fillim të ndeshjes dhe u desh të zëvendësohej nga Olmo.

Ka qenë Kroos ai që ka lënduar Pedrin, por i ka kërkuar falje publike përmes një postimi në Instagram. “Për mua është shumë e rëndësishme t’i kërkoj falje Pedrit dhe t’i uroj shërim të shpejtë! Nuk ka qenë qëllimi im që ta lëndoj. Shërim të shpejtë dhe gjithë të mirat. Je një lojtar i madh”, ka shkruar Toni Kroos në profilin e tij zyrtar në Instagram. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/