La Shqipërinë për Zvicrën, FSHF “përshëndet” Adrian Bajramin për herë të fundit

La Shqipërinë për Zvicrën, FSHF “përshëndet” Adrian Bajramin për herë të fundit

Adrian Bajrami vendosi që të largohej nga Shqipëria për t’iu bashkangjitur Zvicrës. Një vendim i ardhur në kohën që Bajrami po merrte minutat e para në një ekip të parë, ndërsa zgjodhi të ishte te Shqipëria si mundësi e vetme, për sa kohë luante në futboll moshash.

Nesër Shqipëria luan miqësoren me Gjibraltarin dhe duket se FSHF i ka dhënë një “përshëndetje” të fundit Adrianit me postimin e fotos. Në të shihet në krahë Maldin Kacurri dhe Cristian Shpendi, dy debutuesit e rinj, ndërsa jo më kot kanë zgjedhur Nedim Bajramin si personazhin kryesor në qendër të fotografisë. Bajrami ësht? totalisht jashtë forme te Rangers, duke mos u ftuar nê disa takime, por nuk ishte forma e tij arsyeja e zgjedhjes si imazhi kryesor, nënkuptimi ishte i qartë: “Bajrami i vetëm që kemi dhe njohim te Shqipëria”. /Sport Ekspres/