Juventusi ka marrë tre pikët e radhës në Serinë A. Bardhezinjtë kanë mposhtur Lacion me rezultatin e ngushtë 1-0. Një fitore që erdhi me vuajte për “zonjën e vjetër”, pavarësisht ishte në epërsi numerike që nga minuta e 23-të e ndeshjes. Romanjoli kreu një ndërhyrje të gabuar ndaj Kalulusë, duke lënë Lacion me 10 lojtarë.
Por atëherë kur dukej se goli do të ishte thjesht një çështje kohe, e kundërta ndodhi. Juventusi dominoi lojën, ndërsa Lacio u mbrojt për notën 10. Ishte një autogol i Gilës në minutën e 85 ai që i dha në fund fitoren e bardhezinjve. Juventusi shkon në kuotën e 14 pikëve, po aq sa Napoli kryesues. Ndërkohë të kaltrit kanë edhe një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? GOAL | Juventus 1-0 Lazio | Mario Gila (OG)
JUVENTUS HAVE TAKEN THE LEAD!pic.twitter.com/vizFVihHm6
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 19, 2024