Lacio është në negociata të avancuara me lojtarin shqiptar, 8 milionë euro për kartonin e 19-vjeçarit

Lacio po punon për të sjellë në Romë Arijon Ibrahimoviçin. Nikolo Shira raporton se negociatat me Bajernin e Mynihut janë në fazën e fundit. Formula e transferimit do të jetë ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro.

Fabricio Romano bën ne dije se rroga e lojtarit do të paguhet nga Lacio deri në muajin qershor. Ndërkohë, nëse drejtuesit e klubit italian bien dakort për të aktivizuar të drejtën e blerjes, atëherë 19-vjeçari shqiptar do të firmosë deri në vitin 2028 për Lacion. Gjithashtu në kontratë parashikohet një klauzolë prej 25 milionë eurosh që do të zbatohet duke nisur nga viti 2026 në rast se Bajerni i Mynihut do të dëshironte ta riblinte kartonin e Arijon Ibrahimoviçit./Sport Ekspres/