Koha e Elseid Hysajt te Lacio duket se ka përfunduar. Trajneri i ka bërë të qartë drejtuesëve të klubit se mbrojtësi shqiptar nuk është pjesë e planeve të tij. Skuadra kërkon të fokusohet te lojtarët e rinj dhe premtues për të ardhmen.
Hysaj nuk përshtatet në këto parametra dhe për këtë arsye kërkohet largimi. Problemi kryesor është rroga prej 2 milionë eurosh dhe fakti se nuk e ka një skuadër që kërkon të shpenzojë shumë të madhe për të marrë shkodranin në këtë moment. Për këtë arsye, te Lacio janë gati edhe për ta dhënë Hysajn falas në mënyrë të shpëtojnë rrogën e tij dhe njëkohësisht të hapin vendet për lojtarët e rinj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/