Lajm fantastik për Silvinjon dhe Shqipërinë para listës së marsit, Mario Mitaj përvesh mëngët te Al Ittihad, fati i hap rrugën

Një problem i madh ekzistonte për Silvinjon, por njëkohësisht edhe për tifozët e Shqipërisë. Lojtari ynë i pazëvendësueshëm te Kombëtarja, Mario Mitaj, kishte kaluar një dëmtim që e mbajti jashtë për një kohë jo të vogël.

Mbrojtësi shqiptar ka munguar për disa ndeshje radhazi te Al Ittihadi dhe disa nisën që të vendosin në pikëpyetje praninë e tij kundër Anglisë. Megjithatë lajme pozitive vijnë tani nga Arabia Saudite teksa Mitaj është rikthyer që të stërvitet me grupin normalisht. Lojtari shqiptar do të jetë gati për të luajtur në ditën e enjte kundër Al Qadisay dhe një tjetër lajm i mirë për të është që dy rivalët e tij në krahun e majtë, Al Shanqeeti dhe Kadeshi, kanë pësuar lëndime të ndryshme, duke i hapur sërish rrugën shqiptarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/