LAJM I FUNDIT/ Al Ittihad njofton zyrtarisht vendimin për Mario Mitajn, shqiptari do të jetë pjesë deri në 2028

Një rrëmujë e madhe u shkaktua në rrjetet sociale nga tifozët e Al Ittihad pas ndeshjes së humbur kundër Damac. Mario Mitaj u la jashtë padrejtësisht dhe ekipi i tyre humbi në shifrat 2-1. Pas disa ndeshjeve radhazi në formën më të mirë, Mitaj qëndroi jashtë skuadrës kundër Damac.

Megjithatë drejtuesit janë më shumë se të kënaqur nga Mitaj. Pas marrëveshjes së huazimit me të drejtë blerje që kishin me Lokomotivën në Rusi, Al Ittihad ka njoftuar zyrtarisht blerjen e shqiptarit. Mitaj do të jetë pjesë e Al Ittihad deri në 2028, me skuadrën e Arabisë Saudite që zotëron kartonin e tij të plot. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/