Dejvi Bregu ka bërë një transferim të papritur në merkaton e janarit. Futbollisti shqiptar ka ndryshuar tërësisht ambient, ku pas disa aventurash dhe sezonesh në Turqi, kishte mbërritur momenti për t’u larguar ng ky vend.
Kështu Dejvi Bregu ka kaluar me sukses testet mjekësore te Wisla Krakow. Ky është lajmi që ka mbërritur para disa minutash nga mediat polake dhe për çështje kohe do të vijë zyrtarizimi i lojtarit në faqjen zyrtare të klubit. Për momentin Wisla është pjesë e ligës së parë në Poloni dhe po lufton për t’u ringjitur në elitë. Në këtë skuadër ndodhet edhe një tjetër futbollist shqiptar, vëllai i Migjen Bashës, Vullnet Basha. /Sport Ekspres/