Lajm i fundit/ Kuqezinjtë dështojnë edhe ndaj Ukrainës, Shqipëria zhgjënjen në ndeshjet e marsit

Nuk ka fitore për kuqezinjtë. Shqipëria ka zhgënjyer në dy ndeshjet e muajit mars, teksa pësuar 2 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara. Pas eleminimit nga “play off”-i, të besuarit e Silvinjos nuk arritën të reagonin në miqësoren e sotme kundër Ukrainës.

Verdheblutë fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi ne gol për ukrainasit. Hutsuliaku tundi rrjetën që në minutën e 46, duke i dhënë kështu fitoren Ukrainës përballë Shqipërisë./Sport Ekspres/