Vetëm pak minuta më parë është mbyllur ndeshja mes Erzenit dhe Laçit në Superiore. Kjo ndeshje ka përfunduar në shifrat 0-0. Pavarësisht dëshirës së dy ekipeve për të arritur te fitorja, në fund është marrë një rezultat që nuk i shërben askujt.
Në fakt, i shërben një të treti, Teutës. Durrsakët ndodhen në vendin e 8, në zonën e Play Off, vetëm 3 pikë larg Laçit të vendit të 7, por me dy ndeshje më shumë për të luajtur. Ndërkohë Erzeni ndodhet në vendin e 9 me një pikë më pak se Teuta. Në këtë situatë të renditjes, Teuta ka mundësinë e artë për të përfituar nga ky barazim dhe për të shpëtuar veten. /Sport Ekspres/