Shqipëria do të luajë në orën 20:00 kundër Lihtshtejnit në një përballje miqësore. Pavarësisht se Silvinjo është shprehur se do të hedh në fushë një formacion me lojtarë që kanë pasur pak minuta deri tani, në fakt, ka ndodhur e kundërta.
Trajneri nuk ka toleruar asgjë as në miqësore dhe ka hedhur në fushë më të mirët. Në linjën e sulmit, në formacionin zyrtar është Asani-Broja dhe Arbër Hoxha. /Sport Ekspres/