LAJM I FUNDIT/ Tifozi bie nga tribuna në ndeshjen Egnatia-Elbasani, hyn menjëherë ambulanca

Një ngjarje aspak e bukur ka ndodhur në ndeshjen e sotme mes Egnatias dhe Elbasanit. Në ndeshjen që po vazhdon në shifrat 0-2, në minutën e 78, një tifoz i Egnatias ka rënë nga tribuna. Një prej lojtarëve e ka vënë re dhe arbitri ka ndërprerë menjëherë ndeshjen, me ambulancën që ka dhënë ndihmën e parë. Një situatë e frikshme dhe lojtarët kanë kërkuar të tmerruar menjëherë ndihmën e mjekëve, ndërsa urojmë që gjendja e tifozit të jetë e mirë dhe të mos ketë probleme serioze. /Sport Ekspres/