Situata në repartin e sulmit të Kombëtares shqiptare nuk duket pozitive. Daku është i dëmtuar, ndërsa Broja sapo ka kaluar lëndimin e tij dhe është pa minuta në këmbë. Si për të mos u mjaftuar me kaq, një tjetër problem është shfaqur për Silvinjon.
Rei Manaj rrezikon tashmë ndeshjen kundër Polonisë. Ndeshja e sotme zgjati vetëm 7 minuta për sulmuesin shqiptar. Manaj u largua nga fusha i dëmtuar në përballjen ndaj Ymranijesporit. Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për diçka serioze, apo rikthimi i tij do të jetë i shpejtë./Sport Ekspres/