Lista e Shqipërisë është publikuar për ndeshjen e 11 tetorit kundër Serbisë. Kuqezinjtë janë gati për të luajtur në transfertën e vështirë të Leskovcit atje ku duhet me patjetër një fitore për të marrë vendin e dytë dhe për të qenë më afër historisë. Ndërkohë Serbia vendosi që ta spostonte këtë ndeshje në Leskovc për të shmangur një përsëritje të skandalit si në Beograd. Jo vetëm kundër Shqipërisë, por edhe me Anglinë skandale të shumta ndodhën në Beograd dhe Serbia u dënua me mbyllje të një pjese të stadiumit. Dënimi nuk ishte vetëm ky, por ka një kërcënim shumë më të madh. Një lajm fantastik vjen nga media në Serbi, Nova Sport.rs e cila mëson se FIFA ka kërcënuar Serbinë me përjashtim.
Sipas medias në fjalë, nëse ndodh një skandal në ndeshjen kundër Shqipërisë, Serbia do të përjashtohet menjëherë nga kualifikueset e Botërorit dhe do të pezullohet për 2 vite nga futbolli si një përsëritëse e skandaleve të shumta rradhazi në ndeshjet e futbollit. Pra Serbia do të mundohet në të gjitha mënyrat që organizimi për ndeshjen me Shqipërinë të jetë perfekt dhe lojtarëve tanë të mos i preket as fija e flokut.
Dhe për të mbështetur këtë tezë të përjashtimit të Serbisë vjen edhe reagimi i Federatës Serbe të Futbollit. Si asnjëherë më parë, Federata Serbe e Futbollit tregon se për ndeshjen e Serbisë kundër Shqipërisë, biletat nuk do të dalin në shitje. Biletat do të jenë vetëm me ftesë dhe ato do t’i shpërndahen komunitetit të futbollit, federatave rajonale sportive, klubeve në Serbi, studentëve në shkollat e futbollit dhe prindërit e tyre, sponsorëve zyrtare, njerëzve të medias, miqëve të Federatës Serbe të Futbollit dhe sigurisht, të Aleksandër Vucic.
Pra nëse këtë herë ndodh qoftë edhe një skandal i vogël në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, nuk do të kemi më luftë për një fitore 0-3 të Shqipërisë në Leskovc, por një përjashtim të menjëhershëm të Serbisë nga kualifikueset e Botërorit dhe ndoshta për dy vitet e ardhshme.
Shqipëria ka në dorë fatin e Serbisë dhe fundosjen e tyre. Nëse Shqipëria do ta fitonte këtë ndeshje dhe stadiumi do të shpërthente, Serbia rrezikon shumë më tepër sesa thjesht humbja e mundësisë për të shkuar në Botëror, por nuk do të shkonte as në Europian. Një atmosferë shumë e tensionuar në Serbi nga e cila ne duhet të përfitojmë me çdo kusht. Gjithashtu në reagimin e Federatës Serbe të Futbollit thuhet se hyrja në stadium do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara dhe me kartën identiteti ose pasaportë, duke bërë kontrolle shumë të ashpra sigurie nga frika e përjashtimit. /Sport Ekspres/