Lajm i mirë për Shqipërinë, dëmtohet sulmuesi kryesor i Ukrainës që po luftonte për të fituar Topin e Artë

Dëmtime jo vetëm nga Shqipëria, edhe Ukraina do të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e 7 shtatorit. Ukraina duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor dhe më të rrezikshëm të saj.

Artem Dovbyk është dëmtuar dhe është konfirmuar mungesa e tij. Ky lojtar shpërtheu me gola në kohën e tij te Girona dhe aktualisht është te Roma, ndërsa cilësohej si rreziku numër një te Ukraina. Madje në ditën e djeshme, Dovbyk ishte në listën e 30 kandidateve për të fituar Topin e Artë. /Sport Ekspres/