Milani ka arritur të fitojë një tjetër derbi kundër Interit në kohën e Conceicaos. Këtë herë kuqezinjtë kanë mundur 3-0 zikaltërit dhe kanë arritur që të kalojnë në finalen e Kupës së Italisë. Menjëherë pas ndeshjes, Conceicao tregoi sesi arriti te kjo fitore, duke treguar një vëmendje të vecantë edhe për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin.
“Ndjenja para ndeshjes kundër Atalantës ishte pozitive, detajet e vogla janë të rëndësishme. Më pëlqeu qëndrimi, kompaktësia dhe qëndrueshmëria. Vuajtëm në minutat e para më shumë se sa donim, mund të kishim bërë më mirë në kundërsulme. U përpoqëm të përmirësonim 2-3 aspekte dhe luajtëm një pjesë të dytë të nivelit më të lartë. Jam i lumtur që kemi bërë me atë që nuk kemi bërë ndonjëherë në kampionat, këtë përulësi, këtë qëndrim dhe këtë dëshirë për të fituar që mund ta shihni në çdo veprim.
Tani është e rëndësishme të fitojmë kundër Venezia-s dhe më pas kur të vijë finalja do të jemi të lumtur ta festojmë. Nuk është se e kemi fituar tashmë Kupën. Unë jam i njëjti trajner si dy ditë më parë, nuk është se gjithçka është e bukur apo gjithçka është e shëmtuar. Duhet të gjejmë ekuilibër edhe në nivel emocional, jo vetëm si ekip.
Jovic ka punuar shumë mirë në maksimumi 3-4 javët e fundit. Ai gjithashtu humbi disa kilogramë, gjë që ishte e rëndësishme. Ai na jep atë pak gjë që donim për ndeshjen. Nuk u referohet mbrojtësve dhe punon mirë me mesfushorët. Ne donim që ai të vepronte si një mbështetje dhe më pas të shkonte në korridoret anësore.
Pulisic ka sakrifikuar veten për ekipin, luajti shumë mirë. Ne duhet të balanconim korridorin e qendrës, Pulisic dhe Jovic ishin të rëndësishëm për të mbuluar Aslllanin. Pulisic ka vrapuar shumë. Edhe në shtëpi unë sjell futbollin në tryezë dhe gruaja nuk është e lumtur për këtë”, tha Conceicao. /Sport Ekspres/