“Le ta shohim realitetin në sy”! Ish-lojtari i Interit: Kristjan Asllani e ka humbur besimin, nuk do të jetë zëvendësues i Calhanoglu

Shumë kritika ka në Itali për Kristjan Asllanin, ndërsa zërat vazhdojnë në rritje sa i përket mendimit se shqiptari nuk është një zëvendësues i denjë i Calhanoglu. Së fundmi ishte ish-lojtari i Milanit dhe i Interit, Fulvio Collovati, që u shpreh se Asllani nuk mund të projektohet më në të ardhmen si zëvendësuesi i turkut.

“Duhet të jesh objektiv dhe të shikosh realitetin. Kam përshtypjen se i ka luajtur pak letrat te Interi. Ai u ble me shpresën për ta pasur si zëvendësues të Calhanoglu, por për momentin turku është një nga regjisorët dhe lojtarët më të mirë në Evropë, nëse jo më i miri. Dhe nuk është e lehtë ta zëvendësosh atë. Asllani ka ngritur disa dyshime. Djali ka humbur besimin dhe mendoj se në të ardhmen e Interit mund të ketë një tjetër mesfushor si alternativë ndaj Calhanoglu”, tha Collovati. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/