Anis Mehmeti ka bërë një ndeshje brilante në Championship kundër Plymouth. Futbollisti shqiptar shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren 3-0 të Bristolit. Menjëherë pas mbylljes së takimit, trajneri Liam Manning e ngriti në qiell të shtatë Mehmetin.
“Të jemi të sinqertë, Anisi është lojtar i jashtëzakonshëm, ai e dashuron futbollin, kërkon gjithmonë të përmirësohet dhe po bëhet gjithmonë e më i mirë. Është shumë i rrezikshëm për kundërshtarin. Sigurisht që po ecën në drejtimin e duhur, por tani varet sesa do ta mbaj këtë nivel, sesi do të jetë vazhdimësia. Për momentin mund të them se duke parë Anis Mehmetin në vitin e kaluar dhe Mehmetin tani, ka bërë shumë përpara dhe po merr vendimet më të duhura”, tha Manning. /Sport Ekspres/