Lewandowski e pranon hapur se kë do të mbështes në finalen e Champions League: Unë do të jem me Dortmundin

Robert Leëandoëski tashmë është i fokusuar në sezonin e ri me Barcelonën dhe nuk ka ndërmend të largohet nga klubi katalanas. Ai pranoi se do të shikojë finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund dhe nuk e ka problem të thotë publikisht se kë do të mbështesë.

“Sigurisht që do të mbështes Dortmundin sepse ky është klubi ku kam luajtur. E di se si është të luash finalen me Dortmundin në Ëembley sepse e kam pasur atë përvojë në 2012 dhe e mbaj mend mirë atmosferën dhe gjithçka. Ne e dimë se Reali është gjithmonë favorit, por në çdo gjë është e mundur në futboll, unë e mbështes Dortmundin dhe shpresoj që ata të fitojnë”, thotë sulmuesi i Barcelonës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/