Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Serbisë në Air Albania. Një ndeshje që pritet me shumë emocione nga tifozët shqiptarë, ndërsa do të ketë edhe vëmendje të gjerë në Europë për vetë ndikimin që ka ky takim. Më poshtë do të ndiqni atmosferën nga Tirana.
16:30/ Kënga Mora Fjalë pushton zemrat e tifozëve të Shqipërisë, e këndojnë para ndeshjes me Serbinë.
Ora 16:00/ Tifozët kuqezi janë grumbulluar dhe po japin spektakël. Turma ka filluar që të thërras UCK, UCK, UCK dhe nuk mungojnë as thirrjet kundër Serbisë.