LIVE, Dusseldorf/ Leksion në Gjermani, tifozët e Spanjës këndojnë himnin shqiptar bashkë me tifozët e Shqipërisë

Një leksion qytetarie nga shqiptarët edhe në Dusseldorf. Festa vazhdon për kuqezinjtë tanë, që sot do të luajnë kundër Spanjës. Para takimi, ashtu si edhe me kroatët, tifozët shqiptarë janë bashkuar me ata spanjollë. Madje kanë kënduar edhe himnin shqiptar së bashku duke e shijuar këtë moment. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/