LIVE, Partizani – Marsaxlokk/ Të kuqtë shënojnë gol pa nisur mirë ndeshja, Murataj kalon në avantazh Partizanin

LIVE, Partizani – Marsaxlokk 1-0 Murataj 3’

Partizani ka shënuar gol pa nisur ende mirë ndeshja. Murataj sulmoi thellësinë dhe kapi në befasi mbrojtjen e klubit maltez në minutën e 3-të të takimit. I vetëm ballë për ballë me portierin kundërshtar, kapiteni i të kuqve nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.