LIVE, “Topi i Artë 2024”/ Arbitroi edhe në garat e UEFA-s, Juxhin Xhaja triumfon sërish mbi të tjetër në çmimin “abritri më i mirë 2024”

Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar ceremonia gala “Topi i Artë 2024”. FSHF-ja do të vlerësojë më të mirët e futbollit shqiptar në vitin që lamë pas. Arbitri më i mirë ishte kategoria e parë që njohu fituesin e saj.

Edhe këtë herë, ishte Juxhin Xhaja ai që triumfoi mbi të tjerët. Arbitri shqiptar ka spikatur edhe në kompeticionet e UEFA-s, teksa vitin e shkuar ka gjykuar 6 ndeshje mes Europa League-s, Conference League-s dhe Nations League-s./Sport Ekspres/