Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar ceremonia gala “Topi i Artë 2024”. FSHF-ja ka vlerësuar më të mirët e futbollit shqiptar në vitin që lamë pas. Ezmiralda Franja është shpallur futbollistja më e mirë e futbollit shqiptar për vitit 2024.
Lojtarja ka marrë në duar “Topin e Artë”, duke u shpërblyer kështu për punën e shkëlqyer që ka kryer me ekipin e Vllaznisë dhe të Kombëtares shqiptare. Në garë për trofeun më të rëndësishëm në kategorinë e vajzave ishin edhe Xhesika Ndoji, Mesuare Begallo dhe Vanesa Levendi./Sport Ekspres/