Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar ceremonia gala “Topi i Artë 2024”. FSHF-ja ka vlerësuar më të mirët e futbollit shqiptar në vitin që lamë pas. Një çmim i veçantë këtë mbrëmje ishte ai “zemër kuqezi”, që kishte si themel të vlerësimit grintën dhe pasionin. Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë përzgjedhur Ylber Ramadanin si fitues të këtij çmimi ndër lojtarët e tjerë të Kombëtares./Sport Ekspres/