Liverpool-i i frikshëm në merkato, kërkojnë edhe yllin e Premier League-s pas Wirtz-it

Liverpool-i duket i frikshëm në këtë dritare transferimesh. Pas arritjes së marrëveshjes me një prej lojtarëve më të mirë të momentit, Florian Wirtz-it, si dhe me Hugo Ekitiken, të kuqtë janë vënë në lëvizje për Isak-un.

Sulmuesi suedez është një nga më të mirët e kampionatit anglez, teksa ka shkëlqyer me fanellën e Newcastle-it. Megjithatë, janë 20 milionë euro në mes, të cilat mbajnë pezull firmën në kontratë. Liverpool-i ofron 100 milionë euro, ndërsa klubi bardhezi kërkon 120 milionë. Ndërkohë vetë Isak-u nuk është bërë ende pjesë e skuadrës në fazën përgatitore për sezonin e ri./Sport Ekspres/