Afati kalimtar i janarit sapo ka filluar dhe drejtuesit e Liverpoolit kanë rënë dakord për nënshkrimin e tyre të parë. Sipas Fabrizio Romanos, Liverpooli ka rënë dakord për mbërritjen e mbrojtësit austriak Ifeanyi Ndukwe.
Gazetari austriak Alexander Hubner ishte i pari që zbuloi të ardhmen e Ndukwe, më saktësisht ai pohoi se klubi i tij Austria Vienna do të marrë një ofertë të majme dhe se lojtari është gati për një transferim.
Më pas, gazetari i Liverpoolit, James Pearce, deklaroi se Reds kishin filluar negociatat për të nënshkruar Ndukwe. Skautët e Liverpoolit u impresionuan nga portieri 17-vjeçar që ndihmoi Austrinë të arrinte në finalen e Kupës së Botës U-17 vitin e kaluar, ku ata përfundimisht humbën ndaj Portugalisë. /Sport Ekspres/