Liverpuli ka fituar përsëri me goleadë kundër Spartës së Pragës. Të kuqtë e kanë kthyer ekipin çek në një tabelë qitjeje, teksa gjithsej në të dy takimet shënuan plot 11 gola. Ekipi anglez ka triumfuar me shifrat 6-1 mbrëmjen e sotme në “Enfild”, duke argëtuar më së miri tifozët e pranishëm në stadium.
Ndeshja u vendos që në 14 minutat e para të saj, hark kohor në të cilin Liverpuli shënoi 4 gola. Nunez (7’), Klarku (8’), Salah (10’), Gakpo (14’, 55’) dhe Zobozlai (48’) ishin autorët e goalve për të kuqtë. Ndërkaq, në krahun tjetër, Birmançeviçi realizoi golin e vetëm për Spartën e Pragës. Liverpuli kualifikohet kështu në çerekfinale të Ligës së Europës pas fitoreve me rezultat të përgjithshëm 11-2 ndaj kampionëve në fuqi të Republikës Çeke./Halit Delibashi-Sport Ekspres/