Liverpuli zyrtarizon trajnerin e ri pas largimit të Klop, mbyllet marrëveshja për 3 vite

Liverpuli ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Klop. Ky i fundit mbylli një epokë dhe deklaroi se do të merrte pak pushimet nga futbolli, se kishte nevojë për shkëputje. Tanimë anglezët kanë zyrtarizuar trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për Arne Slot. Slot është prezantuar zyrtarisht nga Liverpul dhe do të firmos për 3-vite. Holandezi do të nisë zyrtarisht punën në 1 qershor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/