Lojtarët e Kombëtares shqiptare janë përndjekur nga fati i keq. Pas Bajramit e Berishës, tashmë është dëmtuar edhe Berat Gjimshiti. Ndeshja e sotme kundër Kaliarit ka zgjatur vetëm 55 minuta për kapitenin e Shqipërisë.
Futbollisti i Atalantës la fushën përpara kohe për shkak të një lëndimi. Mësohet se Gjimshiti pësoi një tërheqje muskulare në fleksorin e djathtë. Mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit, teksa në Itali bëjnë me dije se rrezikon të humbasë edhe sfidën kundër Romës, e cila do të zhvillohet më 3 janar./Sport Ekspres/