Lojtarët e Laçit shtrihen në tokë dhe nuk e kuptojnë sesi ndeshja u iku nga duart, Vllaznia iu afrua përmbysjes së madhe

Laçi-Vllaznia ishte një ndeshje që prodhoi jo pak emocione në ditën e sotme. Kjo përballje është mbyllur në shifrat 2-2, teksa vendasit ishin shumë pranë fitores. Ata e mbyllën pjesën e parë në shifrat 2-0, duke krijuar idenë se do të fitonin sot kundër shkodranëve.

Myrta në minutën e 10 dhe Tresa në minutën e 25, do të shënonin 2 golat që vlenin shumë për Laçin. Kështu ekipet shkuan në dhomën e zhveshjes dhe te Laçi duhej vetëm që të mbanin rezultatin. Por në fare pak minuta, në të 55 me Coban dhe në 62 me Mensah, Vllaznia do të rikthente menjëherë baraspeshën.

Madje shkodranët iu afruan edhe përmbysjes së madhe, por në fund dolën vetëm me një pikë. Menjëherë pas takimit disa prej lojtarëve të Lacit janë shtrirë në tokë duke mos e kuptuar sesi u iku fitorja nga duart. Një ndeshje kjo e cila vlente më shumë për Laçin që kërkon të largohet nga zona e ftohtë sa më parë sesa për Vllazninë që i ka konsoliduar pozitiat e saj. /Sport Ekspres/