Lojtarët e Shqipërisë janë me sytë nga merkato! Pas një sezoni të mbyllur jo në mënyrën ideale për shumë lojtarë, merkato e verës është mundësia e tyre për të parë zgjedhje të tjera në karrierë.
Ernest Muçi është një prej këtyre elementeve që nuk e di ende se ku do të jetë në sezonin e ardhshëm. Sipas informacioneve që vijnë nga Turqia, drejtuesit e klubit e kanë bërë të qartë për futbollistin se nëse për të do të vijë një ofertë e mirë duke ditur vlerën e tij në treg, rrugët do të ndahen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/