Lojtarët e Shqipërisë në Angli e kanë nisur me “marsh të pestë”, Anis Mehmeti mban kryesimin

Lojtarët e Shqipërisë në Angli duket se e kanë nisur këtë sezon me marsh të pestë. Armando Dobra po shkëlqen te Chesterfieldi, që është pjesë e League Tëo në Angli. Në miqësoret përgatitore për sezonin e ri nuk kishte shënuar asnjë gol, por sapo nisi ndeshja e parë e kampionatit, Dobra shënoi.

Gjithashtu në ndeshjen e dytë, në EFL Cup kundër Derby të Championship, Dobra shënoi një tjetër gol. Nga krahu tjetër, Adrion Pajaziti ka lënë të rinjtë e Fulham dhe i është bashkuar ekipit të parë, duke shënuar gol në miqësore dhe duke marrë minuta në këmbë.

Dhe për ta mbyllur, Anis Mehmeti duket gjithashtu në formën ideale. Sipas statistikave që vijnë nga Anglia, Mehmeti është lojtari që ka më shumë gjuajtje në portë deri tani në Championship, 6 tentativa drejt portës. /Sport Ekspres/