“Lojtarët tanë janë shumë entuziast, duhet të punojmë për Botërorin”! Silvinjo: Të bëjmë një ndeshje të bukur me Andorrën në Air Albania

Shqipëria do të luajë në mbrëmjen e nesërme kundër Andorrës në Air Albania. Para këtij takimi, Silvinjo ka dalë në një konferencë për shtyp ku foli për rëndësinë e ndeshjes dhe njëkohësisht tregoi se lojtarët e Kombëtares janë shumë entuziast sa herë që luajnë për fanellën e Shqipërisë.

“Duhet të krijojmë raste të rrezikshme tani me Andorrën, kemi tre mundësi për të vendosur sa i përket sulmit. Duhet të bëjmë një ndeshje të bukur nesër në Air Albania, lojtarët tanë janë shumë entuziastë. Unë jam i pari që do t’i them faleminderit një lojtari që e shoh se nuk mund të jap për ekipin.

Ia kam thënë hapur lojtarëve, nëse kërkojmë të ëndërrojmë për Botërorin, duhet të punojmë sa më shumë. Ismajli? Ka një zemër dhe dëshirë të madhe, do të luajë, por nuk është ende në më të mirën e tij, nëse e shoh se nuk është ende gati, sigurisht që nuk do ta aktivizoj. Le ta nisim nesër këtë rrugëtim me Andorrën, ku këtë herë topin e parë duhet ta nisim ne”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/