Lojtari i Rubin Kazan e pranon: Ne jemi ekip që luajmë në grup, por disa gola po vijnë vetëm nga aftësitë e Mirlind Dakut

Mirlind Daku ka shpërthyer në këto kohë te Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar është gjithmonë aty për të ndëshkuar kundërshtarët, shpeshherë duke zgjidhur gjithçka i vetëm. Në këtë linjë mendimi është edhe mesfushori i Rubinit, Oleg Ivanov.

“Rubini është i fortë kryesisht për shkak të lojës së ekipit, luajmë të gjithë në grup, por edhe për shkak të Dakut. Ai jep një kontribut të rëndësishëm në lojën e ekipit, ndihmon shumë në momentet kur ndeshja nuk shkon mirë. Ka shënuar disa gola që janë aftësi individuale e tij dhe kapet fort pas çdo topi që shkon në drejtim të tij”, tha Ivanov. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/