Lojtari i spanjoll i del në mbrojtje Uzunit, sulmuesi shqiptar: Ti e di mirë situatën

Lojtari i spanjoll i del në mbrojtje Uzunit, sulmuesi shqiptar: Ti e di mirë situatën

Myrto Uzuni po kalon një situatë të vështirë te Granada. Sulmuesi shqiptar nuk po stërvitet me grupin dhe në media është përfolur për një dëshirë të lojtarit për t’u larguar. Ndërkohë nuk ka munguar mbështetja nga ish-shokët e ekipit.

Brian Zaragoza ka shpërndarë një foto duke u përqafuar me beratasin në “story” në “Instagram”, ku ka shkruar: “Të dua Myrto Uzuni”. Ndërkohë sulmuesi shqiptar e ka rishpërndarë postimin e Zaragozës me mbishkrimin: “Ti i di më mirë situatat. Më mungon vëllai im”./Sport Ekspres/