Në futboll është rezultati që vendos gjithmonë nëse një trajner gjykohet ose jo! Në këtë rast, Silvinjo ka të drejtën e zgjedhjeve të lirshme me rezultatet historike që i merr me vete, përkundër “padrejtësive” të tij. Si në rastin e Anis Mehmetit, i cili prej kohësh po kalon një formë fantastike te Bristol City. Shifrat vazhdojnë të flasin për 24-vjeçarin i cili tanimë sipas Transfermarkt vlerësohet plot 10 milionë euro.
Më shumë sesa ky lojtar vlerësohet vetëm Armando Broja dhe Kristjan Asllani në kartonët e tyre, teksa vendi i parë mbahet nga Broja, por me një shifër ndjeshëm më të rënë prej 14 milionë eurosh. Pra pavarësisht se është lojtari i tretë më i shtrenjtë te Shqipëria, Silvinjo vazhdon që të mos thërras Anis Mehmetin te Kombëtarja. Një çështje që do të ishte bërë akomë më e madhe nëse Silvinjo nuk do të kishte rezultatet e duhura te Shqipëria. /Sport Ekspres/