Lojtari më në formë nga shqiptarët! Në Poloni shkruajnë për Julian Shehun: Rodri i Shqipërisë, blini shpejt një biletë në trenin…e Shehut

Julian Shehu është lojtari më në formë nga legjionarët e Shqipërisë. Që nga momenti kur mori ftesën e Silvinjos dhe deri tani, forma e tij nuk ka pësuar kurrë luhatje te ëidzeë Lodz, por vetëm rritje. Një super sezon i mbyllur në atë që lamë pas, në fundin e tij pas ftesës së Shqipërisë dhe një tjetër super sezon i nisur.

Në tre ndeshjet e para, Shehu ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist, ndërsa një gol i padrejtë iu anulua në ndeshjen e fundit. Media në Poloni, Weszlo, ka ardhur me një shkrim shumë të veçantë për mesfushorin e Shqipërisë.

“Vlerësimi i shqiptarit si një fuqi e madhe po bëhet një gjë e zakonshme. Dje, Pawel Paczul foli me entuziazëm për të – dhe për shokët e tij të ekipit gjithashtu – në një raport pas ndeshjes për Weszlo: “Urime Shehut. Ai është truri i kësaj skuadre, drejton këtë ekip”.

Dhe kjo nuk është e gjitha, pasi interneti është përmbytur me vlerësime për mesfushorin e ëidzeë. Mesfushori i ëidzeë është ndoshta më i kënaqur nga komentet nga atdheu i tij, ku po fillojnë të vendosin shpresa gjithnjë e më të mëdha tek ky lojtar i veçantë. Sa herë që has termin “Rodri shqiptar” diku në Twitter, buzëqesh. Sepse gjithçka fillon të ketë një justifikim në atë që Shehu po tregon në fushë.

Të paktën për sa kohë që fjala “shqiptar” përfshihet në këto krahasime, nuk do të debatoj. Dhe as ju nuk duhet ta bëni. Nëse ende nuk keni hipur në trenin që transportonte tifozët e Ekstraklasa në klubin e tifozëve të Julian Shehu, blini një biletë shpejt”, shkruhet në median polake. /Sport Ekspres/