Lojtari shqiptar do të largohet nga Napoli, interesohen dy klube italiane

Luis Hasa me shumë ngjasa do të largohet nga Napoli. Lojtari shqiptar festoi titullin kampion me të kaltrit sezonin e shkuar, por pa zbritur për asnjë minutë në fushën e lojës. Mungesa e hapësirave në ekip e detyron të hedhë sytë nga tregu i transferimeve, ku nuk mungojnë alternativat për të.

Sipas mediave italiane Sampdoria ka shfaqur interesim për Hasën. Klubi italian, i cili luan në Serinë B, është interesuar për transferimin e mesfushorit shqiptar në formën e huazimit. Ndërkohë një tjetër alternativë për Hasën është Bari, i cili po ashtu luan në Serinë B të Italisë./Sport Ekspres/