Tomas Tuheli është paraqitur sot përpara gazetarëve në prag të super sfidës me Realin e Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Bajernit të Mynihut ka treguar respektin maksimal për homologun e tij, Karlo Ançelotin, të cilin e konsideron një legjendë. Tuheli ka shfaqur hapur besimin e tij të plotë se Gnabri do të tundë rrjetën e Realit të Madridit mbrëmjen e nesërme.
“Nëse flasim për përvojën, unë nuk kam asnjë shans kundër Ançelotit. Ai është një legjendë. Çfarë Karlo ka arritur në futboll jo vetëm si trajner, por edhe si futbollist, është niveli më i lartë. Në të njëjtën kohë është gjithmonë i sjellshëm, i thjeshtë, i përulur. Kur luan kundër Realit të Madridit luan kundër përvojës, kundër fanellës, kundër mitit.
Pse jam i bindur që Gabri do të shënojë? Ka për të ndodhur. Nuk e di se përse e di këtë gjë, por do të ndodhë. Gnabri do të shënojë”, ka thënë Tomas Tuheli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/