Atalanta do të përballet mbrëmjen e nesërme me Athletic Bilbaon në Champions League. Fitorja është mjaft e rëndësishme për bergamaskët, pasi do të mund të sigurojnë kualifikimin si pjesë e 8 më të mirave të kompeticionit. Diçka e tillë do të shmangte fazën “play off” pët Atalantën. Trajneri Palladino ka thënë në konferencë për shtyp se ekipi i tij do të luajë për të shkruajtur historinë. Gjithashtu ai ka konfirmuar rikthimin nga dëmtimi për Berat Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares kuqezi është stërvitur me grupin dhe do të jetë në dispozicion për sfidën e nesërme.
“Formati i ri është shumë emocionues. Megjithatë, nuk duhet të bëjmë llogaritje, por ta marrim ndeshje pas ndeshjeje, ku mund të arrijmë diçka unike. Duam të bëjmë histori për Atalantën. Po përballemi me një ekip të përgatitur mirë dhe shumë të fortë. Ata mund të kenë disa mungesa ose rezultate të dobëta kohët e fundit, por në Ligën e Kampionëve, gjërat mund të ndryshojnë.
Sa e rëndësishme është të përfundojmë në tetë vendet e para? Eshtë një burim krenarie. Të lejon të punosh me ekipin për dy javë, gjithashtu me synimin për kampionatin. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por duam të japim gjithçka për të bërë histori.
Berati është i disponueshëm dhe stërvitet me grupin. Bakker po rikuperohet gradualisht. Atalanta është një ekip konkurrues dhe shumë intensiv. Duam të marrim këto tre pikë të rëndësishme nesër”, ka deklaruar Raffaele Palladino./Sport Ekspres/