Fatbardh Jera ka dhënë mendimin e tij sa i përket grupit në të cilin Shqipëria do të luajë në Euro 2024. Ish-lojtari shkodran ka thënë në “Soccer Talk Podcast” se nisur nga emrat me të cilët do të përballemi, e rënësishme është të marrim përvojën e duhur për të synuar kualifikimin për në Botëror në kualifikueset e ardhshme. Sipas tij, ky është një skenar më i mirë se sa dëshira për të provuar mrekullinë në Europian.
“Janë tre ndeshje për të cilat unë personalisht nuk kam pritshmëri të madhe. Po luajmë përballë kampionëve të botës. Duke u përballur me ta, unë e shijoj, marr një eksperiencë. Unë përgatitem, sepse kur vijnë kualifikueset e Kampionatit Botëror, unë them: ‘Shiko se luajta kundër Italisë, luajta kundër Spanjës’. Këto na japin kurajo që të kemi mundësi për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëor. Kjo për mua do të ishte më e mira e mundshme se sa të pretendojmë se do të bëjmë mrekulli në Europian”, është shprehur Fatbardh Jera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/